DYLON

Inspektorët heqin një grumbull mbeturinash në Dardani, i bëjnë thirrje qytetarëve për denoncime

Inspektorët heqin një grumbull mbeturinash në Dardani, i bëjnë thirrje qytetarëve për denoncime
Avatar photo Redaksia

Pas raportimit të qytetarëve, Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Gjilanit, në bashkëpunim me ndërmarrjen Eco Higjiena, kanë ndërmarr aksion për pastrimin e një grumbulli mbeturinash në lagjen Dardania.

Zyrtarë nga Drejtoria e Inspeksionit, kërkojnë nga qytetarët që të bashkëpunojnë me institucionet, përkatësisht me Inspeksionin, që të raportojnë me fotografi apo video personat e papërgjegjshëm që hedhin mbeturina, me qëllim që ta bëjnë të mundur eliminimin e kësaj dukurie negative për qytetin tonë.

EkoHigjiena

Zyrtarët e Drejtorisë së Inspeksionit, kërkojnë nga qytetarët që bashkërisht ta mbajnë hapësirat e pastërta. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.