DYLON

Inspektorët e Komunës së Gjilanit në aksion për largimin e reklamave pa leje

Inspektorët e Komunës së Gjilanit në aksion për largimin e reklamave pa leje
Avatar photo Redaksia

Në Drejtorinë e Inspekcionit të Komunës së Gjilanit, thonë se po vazhdon me aksione të ndryshme në Komunën e Gjilanit, me qëllim zbatimin e ligjit.

Inspektorët kanë nisur me largimin e reklamave të vendosura pa leje në hapësirat publike.

EkoHigjiena

Nga Drejtorati për Inspekcion, njoftojnë se një reklamë e madhe është hequr në rrugën ”Nëna Tereze” te rruga e Prishtinës në qendër të qytetit, derisa vazhdon largimi edhe i reklama tjera.

“Inspektorët me 13 mars i kanë vënë shirita dhe njoftim në shtyllën e kësaj reklame, duke e paralajmëruar pronarin e saj edhe për pasojat në rast mos veprimit. Derisa reklama është hequr nga personat të cilët e kanë vendosur”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Inspekcionit.

Nga kjo drjetori thuhet se aksioni do të vazhdojë deri në largimin e të gjitha reklamave dhe gjësendeve tjera pa leje.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.