DYLON

Inspektorët e Inspekcionit në Gjilan gjobitën qytetarin, i cili ndërhyri në infrastrukturën komunale

Inspektorët e Inspekcionit në Gjilan gjobitën qytetarin, i cili ndërhyri në infrastrukturën komunale
Avatar photo Redaksia

“Inspektorët e Komunës së Gjilanit, po vazhdojnë me kryerjen e detyrave të saja në terren, sipas ankesave të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Inspekcionit në Gjilan,  sipas të cilës, një qytetar është ankuar se në rrugën “Qarkore” janë dëmtuar gypat e ujësjellësit dhe kanalizimit.

Pas inspektimit është konstatuar se është bërë ndërhyrje në infrastrukturën komunale, ku janë prerë gypat e rrjetit të ujit dhe kanalizimit. Pala e cila ka ndërhyrë në rrjetë është dënuar me 300 euro nga inspektorët.  Pala tjetër e dëmtuar, ka pasur leje për tu lidhur në gypat e ujësjellësit dhe kanalizimit”, thuhet tutje në njoftimin e kësaj drejtorie.

EkoHigjiena

Nga Drejtoria e Inspekcionit u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë ligjin, sepse në të kundërtën do të pasojnë masat ligjore. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.