DYLON

Inspektorati Komunal në bashkëpunim me Policinë identifikon dhe gjobit personin që hodhi mbeturina

Inspektorati Komunal në bashkëpunim me Policinë identifikon dhe gjobit personin që hodhi mbeturina
Avatar photo Redaksia

Inspektorati Komunal i Komunës së Kamenicës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndërmarrë masa ndaj një personi të identifikuar duke hedhur mbeturina në hapësirën përgjatë rrugës që lidh fshatrat Muçivërc dhe Krenidell.

Në kuadër të kontrolleve dhe monitorimit të hapësirave publike me dronë është identifikuar personi i cili kishte hedhur mbeturina në skaj të rrugës duke vepruar në kundërshtim me dispozitat ligjore për menaxhimin e mbeturinave.

EkoHigjiena

Për këtë shkelje personit përgjegjës i është shqiptuar gjobë në vlerë prej 200 euro, ndërsa njëkohësisht është obliguar që brenda afatit prej 5 deri në 7 ditësh të bëjë pastrimin dhe largimin e mbeturinave të hedhura.

Në rast se mbeturinat nuk largohen brenda afatit të përcaktuar, lënda do të procedohet më tej dhe do të ndërmerren masa të tjera në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Komuna e Kamenicës mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e mjedisit dhe në parandalimin e hedhjes së mbeturinave në hapësirat publike.

Edhe në ditët në vazhdim këto hapësira do të jenë në fokus të kontrolleve të Inspektoratit Komunal në bashkëpunim me Policinë e Kosovës përfshirë monitorimin me dronë, me qëllim identifikimin e personave që hedhin mbeturina në mënyrë të kundërligjshme, si dhe personave që ndezin zjarre në hapësira të palejuara apo në mënyrë të rrezikshme, ndaj të cilëve do të ndërmerren masat përkatëse konform legjislacionit në fuqi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.