DYLON

Inspektorati ka shqiptuar gjobë për hedhjen e mbeturinave inerte në shtratin e lumit në Koretin

Inspektorati ka shqiptuar gjobë për hedhjen e mbeturinave inerte në shtratin e lumit në Koretin
Redaksia

Inspektorati Komunal i Komunës së Kamenicës ka shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 eurosh ndaj një personi/pronar biznesi, për hedhjen e mbeturinave inerte në shtratin e lumit në fshatin Koretin.

Pas ankesave të banorëve dhe thirrjes së Policisë së Kosovës, inspektorët komunalë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar hedhjen e mbeturinave në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi.

EkoHigjiena

Për këtë shkelje është shqiptuar gjoba në vlerë prej 500 eurosh, ndërsa personit përgjegjës i është kërkuar që të bëjë pagesën brenda afatit të përcaktuar ligjor.

“Komuna e Kamenicës nuk do të tolerojë veprime të tilla që dëmtojnë mjedisin, ndotin hapësirat publike dhe rrezikojnë mirëqenien e qytetarëve. Apelojmë te të gjithë qytetarët që të tregojnë përgjegjësi ndaj mjedisit dhe të mos hedhin mbeturina në lumenj, hapësira publike apo në vende të papërshtatshme. Çdo shkelje e evidentuar do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Ruajtja e mjedisit është përgjegjësi e përbashkët”, thuhet në njoftimin e Komunës së Kamenicës.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.