DYLON

Inspektorati i Komunës së Gjilanit rrënon objektin e banimit të ish-sistemit në Zhegër

Inspektorati i Komunës së Gjilanit rrënon objektin e banimit të ish-sistemit në Zhegër
Avatar photo Redaksia

Inspektorati i Komunës së Gjilanit, ka rrënuar objektin e banimit të ish-punonjësve serbë që punonin në fshatin Zhegër.

Nga Drejtoria e Inspeksionit, tregojnë se është rrënuar një kujtim jo i mirë, për banorët e fshatit Zhegër.

EkoHigjiena

“Zyrtarë nga Drejtoria e Inspeksionit, me kërkesë të Këshillit të Fshatit, ndërmorën iniciativën për rrënimin e objektit të ish-punonjësve serbë. ku kujtimet për këta objekte ishin kujtim traume për banorët e këtij lokaliteti. Ky objekt jashtë përdorimit, ishte edhe rrezik për qytetarët”, thuhet në njoftimin e komunës.

Inspeksioni kërkon nga qytetarët tē denoncojnë dukuritë negative dhe lagjet e qytetit dhe fshatrave të jenë më të pastërta.

“Kryetari i Këshillit Zhegër, Qahil Halili, falënderon kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe drejtorin e Inspekcionit, Isa Agushi, për punën dhe angazhimin e treguar në Zhegër”, thuhet tutje në njoftimin e komunës.

“Vlerësojmë përkushtimin dhe bashkëpunimin e kryetarit në shërbim të qytetarëve dhe për përmirësimin e rendit dhe kushteve në komunitetin tonë. Faleminderit për punën dhe mbështetjen”, tha Halili.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.