DYLON

Inspektojnë punimet e asfaltimit të rrugëve, rregullimit të kanalizimit e ujësjellësit

Inspektojnë punimet e asfaltimit të rrugëve, rregullimit të kanalizimit e ujësjellësit
Avatar photo Redaksia

Kryetari Kastrati së bashku me nënkryetarin Jakupi inspektojnë punimet e asfaltimit të rrugëve, rregullimit të kanalizimit e ujësjellësit në Kamenicë.

Kryetari  i Komunës, Qëndron Kastrati së bashku me nënkryetarin e komunës Faton Jakupi, kanë inspektuar nga afër punimet e asfaltimit të rrugëve, rregullimit të kanalizimit e ujësjellësit në disa lagje të Kamenicës.

Kastrati duke falenderuar nënkryetarin Jakupi për angazhimin rreth këtyre projekteve ka thënë se do të vazhdojnë me punë.

EkoHigjiena

“Gjithë energjinë e vullnetin tonë, do e shpenzojmë që qytetarëve t’u ofrojmë kushte më të mira infrastrukturore e shërbime më cilësore. Falënderoj nënkryetarin Jakupi për angazhimin e tij rreth këtyre projekteve. Ne vazhdojmë me punë e ju rrini në shtëpi”, ka thënë ai.

Nënkryetari Faton Jakupi tha se punimet janë duke vazhduar dhe se Komuna e Kamenicës është duke u përkujdesur për mirëqeninen e qytetarëve.

“Edhe në këtë kohë të pandemisë ne jemi duke vazhduar të punojmë në projekte të asfaltimit të rrugëve, rregullimit të kanalizimit e ujësjellësit në disa lagje të Kamenicës. Ne do të vazhdojmë me punë dhe të përkujdesemi për mirëqenien e juaj, ndërsa ju vazhdoni të qëndroni në shtëpi”, ka thënë ai.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.