DYLON

Inspektohen shkollat e komunës

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Sot në mëngjes  nga Inspektorati Regjional Arsimit, u zhvillua një aktivitet i jashtëzakonshëm emergjent I inspektimit të shkollave të komunës.

Në shumë shkolla të Komunës  herët në mëngjes përveç që u inspektua-kontrollua nivel i pastërtisë, po ashtu u inspektua edhe fillimi i orarit të punës dhe fillimi i orëve mësimore. Sipas fjalëve të inspektorëve komunal Enver Kadriu e Remzi Ahmeti u inspektuan Shkolla e Mesme e Ulët ” Abaz Ajeti” , Gjimnazi  “Zenel Hajdini”, Shkolla e Mesme Ekonomike “ Marlin Barleti”, Shkolla e  Mesme Teknike “ Mehmet Isai”.

EkoHigjiena

Inspektimi i bërë tregoi se gjendja higjienike dhe respektimi i orarit të punës në shkollat e komunës është në nivel të mirë edhe pse ka vend për përmirësim të higjienës në radhë të parë , por edhe respektimit të orarit, thonë inspektorët e  arsimit Remzi Ahmeti e Enver Kadriu.

Mos respektimi dhe neglizhimi i orarit të punës është sëmundje e shoqërisë sonë, andaj inspektimi më i shpeshtë dhe në vazhdimësi ndikon dukshëm në ngritjen disiplinës në  punë cilësore  kudo , në këtë rast edhe në shkollat tona. /Ismet Azizi/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.