DYLON

Inspektime të bizneseve që ushtrojnë veprimtari me kriptovaluta dhe këmbimore – mbyllen gjashtë, gjobiten gjashtë të tjera

Inspektime të bizneseve që ushtrojnë veprimtari me kriptovaluta dhe këmbimore – mbyllen gjashtë, gjobiten gjashtë të tjera
Avatar photo Redaksia

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në kuadër të zbatimit të planit operacional për mbikëqyrjen e tregut, ka filluar sot aksionin e inspektimeve ndaj bizneseve që ushtrojnë veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve.

Inspektimet janë zhvilluar në komunat e Prishtinës, Gjilanit, Gjakovës, Prizrenit, Podujevës, Rahovecit dhe Suharekës, me qëllim të verifikimit të përmbushjes së kërkesave ligjore për ushtrimin e kësaj veprimtarie.

EkoHigjiena

Gjatë ditës së parë të aksionit janë inspektuar 16 biznese, ku ndaj 6 subjekteve është shqiptuar masa e ndalimit të ushtrimit të veprimtarisë për shkak të mungesës së dokumentacionit të detyrueshëm, kryesisht mungesës së pëlqimit për përmbushjen e kushteve minimale teknike, si dhe ndaj 6 bizneseve tjera janë shqiptuar gjoba për mungesën e dokumentacionit ligjor.

Në kuadër të planit operacional, IQMT do të inspektojë mbi 268 biznese të regjistruara në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), të cilat kanë të regjistruar kodin për ndërmjetësime tjera monetare.

IQMT u bën thirrje të gjitha subjekteve ekonomike që ushtrojnë këtë veprimtari të sigurojnë përmbushjen e të gjitha kërkesave ligjore, duke aplikuar për pëlqimin e kushteve minimale teknike në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), si dhe duke u pajisur me licencën përkatëse nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), sipas legjislacionit në fuqi.

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut do të vazhdojë zbatimin e këtij aksioni deri në përfundimin e plotë të planit operacional, me qëllim garantimin e zbatimit të ligjit, mbrojtjen e interesit publik dhe krijimin e një tregu të rregulluar, të sigurt dhe të barabartë për të gjithë operatorët ekonomikë, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.