DYLON

Inspektime kundër piraterisë në Prishtinë dhe Gjilan

Inspektime kundër piraterisë në Prishtinë dhe Gjilan
Avatar photo Redaksia

Inspektime kundër piraterisë në Prishtinë dhe Gjilan, MINTI intensifikon kontrollet për mbrojtjen e të drejtës së autorit

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), përmes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), është duke intensifikuar aktivitetet inspektuese për mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit në fushën e të drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta.

EkoHigjiena

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, ekipet inspektuese të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), gjatë ditës së sotme, kanë realizuar inspektime në subjekte ekonomike në rajonet e Prishtinës dhe Gjilanit, me fokus të veçantë te bizneset që ushtrojnë veprimtari të fotokopjimit, riprodhimit dhe shpërndarjes së materialeve të mbrojtura nga e drejta e autorit.

Qëllimi i këtyre inspektimeve është verifikimi i respektimit të kërkesave ligjore gjatë riprodhimit dhe përdorimit të materialeve të mbrojtura, si dhe parandalimi i përdorimit, riprodhimit apo shfrytëzimit të paautorizuar të veprave të mbrojtura nga e drejta e autorit.

Aktivitetet inspektuese realizohen në bazë të Ligjit Nr. 08/L-205 për të Drejtën e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, si dhe në kuadër të kompetencave të përcaktuara me Ligjin Nr. 08/L-279 për Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut.

Përmes këtyre aksioneve, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) dhe Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) synojnë të kontribuojnë në respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të autorëve dhe titullarëve të të drejtave, në rritjen e ndërgjegjësimit të operatorëve ekonomikë dhe në krijimin e një tregu ku veprimtaria ekonomike zhvillohet në mënyrë të ligjshme.

MINTI dhe IQMT do të vazhdojnë mbikëqyrjen në këtë fushë edhe në rajone të tjera të Republikës së Kosovës, duke u bazuar në ankesat dhe informacionet e pranuara nga konsumatorët lidhur me rastet e dyshuara të shkeljes së të drejtës së autorit dhe piraterisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.