DYLON

Inspeksioni shqipton dënime të rënda për ata që s’e respektojnë ligjin e duhanit

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Drejtoria Ispeksionit komunal të Gjilanit, në një aksion që ka ndërmarrë për zbatimin e ligjit të duhanit në hapësirat e mbyllura, brenda 12 orëve ka shqiptuar gjoba të shumta si për konsumuesit që janë zënë në flagrancë, ashtu edhe menagjerët e pronarët e disa lokaleve.

Drejtori i Inspeksionit, Selver Xhelili, i cili së bashku me inspektorët ka dalë në terren, ka thënë se meqë gjobat e mëhershme minimale nuk u përfillen nga qytetarët, kësaj radhe janë shqiptuar gjoba të rënda për t’i vetëdijësuar qytetarët që ta zbatojnë ligjin e duhanit.

EkoHigjiena

“Kësaj here ispeksioni nuk pat mëshirë, gjobiti me dënime të rënda të gjithë ata që nuk i mirëkuptuan gjobat minimale që u ndërmoren më herët. Drejtoria Ispeksionit paralajmëron se nuk do ketë më asnjë tolerim për ata që e shkelin ligjin. Aksioni i parë ishte me gjoba minimale prej 50 euro, ndërsa nga aksioni i dytë që ka filluar nga sot janë shqiptuar gjoba prej 500 eurosh për menagjerët, ndërsa 3000 për bizneset”, ka thënë Xhelili.

Drejtori i Inspeksionit ka thënë se do të jenë në vëzhgim 24 orë dhe do të jënë të pakompromis për të gjithë qytetarët që nuk me zbatojnë ligjin e duhanit.

Ai tha se do të vëzhgohen lokalet e mbyllura të restoranteve, kafiterive e ahengjeve edhe pas orës 23:00 dhe në këtë mënyrë do të arrijmë që të respektohet ligji 100 për qind në Komunën e Gjilanit. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.