DYLON

Inspeksioni monitoron autolarjet

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Inspeksioni i Komunës së Gjilanit është në aksion për të monitoruar autolarjet dhe ekonomit tjera që veprojnë në Gjilan, lidhur me zbatimin e urdhëresës së Kryetarit të Komunës e cila e ndalon përdorimin e ujit të pijes për disa kategori e ndër to edhe tek autolarjet, pastrimin e trotuareve dhe ujitjen e kopshteve etj.

Me këtë rast inspeksioni komunal, sot ka inspektuar disa autolarje në qytet për të parë nga afër se a është apo jo, duke u zbatuar urdhëresa e kryetarit për kufizimin e shfrytëzimit të ujit të pijes në terren.

EkoHigjiena

Edhe në ditët në vijim aksioni do të vazhdoj. Deri më tani janë shqiptuar gjoba për disa autolarje të cilat nuk e kanë respektuar urdhëresën e kryetarit Haziri. Ka raste kur uji i pijes më nuk është përdorur për pastrimin e veturave, por janë gjetur burime të tjera nga këto biznese.

Komuna e Gjilanit apelon tek të gjithë qytetarët, që uji i pijes të shfrytëzohet racionalisht, sepse gjendja e furnizimit me ujë është shumë e rëndë, për shkak të mungesës së reshjeve gjatë kohës së dimrit. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.