DYLON

Inspeksioni i Ndërtimit rrënon objektin pa leje në rrugën për Bujanoc

Inspeksioni i Ndërtimit
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit, respektivisht inspeksioni i ndërtimit në kuadër të punës dhe kompetencave zyrtare ka bërë rrënimin e një objeti të ndërtuar pa leje në rrugën Gjilan-Bujanoc, konkretisht në afërsi të fshatit Shillovë.

Me këtë rast Milot Shkodra, Shef i Inspeksionit të Ndërtimit, ka bërë të ditur se inspektorët fillimisht kanë marrë të gjitha veprimet ligjore që ndërtuesi të bëjë ndërprejrjen e punimeve mirëpo i njejti ka shkelur të gjitha rregullat e ligjit të ndërtimit.

“Në rrugën Gjilan-Bujanoc konkretisht në afërsi të fshatit Shillovë sot kemi bërë rrënimin e një objekti i cili ka në vete kishte disa sektor në procesin e ndërtimit. Fillimisht inspeksioni i ka dërguar vendimin për ndërprerje të punimeve dhe ka shirituar objektin, por edhe pas vendimeve të mara nga inspeksioni i ndertimit siç janë vendimi për ndërprerjen e punëve dhe vendimit për rrenim, ndërtuesi në fjalë i ka vazhduar punët në kundërshtim me ligjin e ndërtimit. gjatë ditës së djeshme në kemi bërë rrënimin e objekteve përcjellëse në këtë kantier të ndërtimit dhe do të jemi në terren gjithnjë”, ka thënë Shkodra në fjalën e tij.

EkoHigjiena

Ai më tej ka potencuar se Komuna e Gjilanit nuk ka qëllimin e bllokimit të ndërtimeve, mirëpo, sipas tij, ato duhet të bëhen me leje të lëshuar nga Drejtoria e Urbanizmit dhe konform planeve dhe planifikimit afatgjatë të Komunës së Gjilanit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.