“Autoritetet komunale, respektivisht Drejtoria e Inspekcionit në Viti, sot në orët e paradites, kanë kërkuar sërish ndërprerjen e punimeve në mbindërtimin që po bëhet në objektin e ish-Blu Sky-it në qendër të qytetit”, thuhet në komunikatën e e komunës së Vitisë.
Vendim për ndërprerje të punimeve, komuna e Vitisë pati marrë edhe më parë dhe kishte vendosur shiritat dhe shenjat si masë parandaluese të punëve, më konkretisht më 1 mars, por kjo masë nuk është përfillur nga pronarët e këtij objekti që kanë vazhduar me punimet.
Sot ndërkaq, në orët e mëngjesit, edhe ishte bllokuar rruga kryesore e qendrës së Vitisë, për shkak të betonimit të katit të sipërm të këtij objekti, ku edhe ishte dëmtuar një shtyllë e ndriçimit publik dhe kishte mbetur sasi betoni ne rruge, me që rast, pas kërkesës se kryetarit te komunës, ata kane pastruar terrenin dhe u zotuan se do te rregullojnë llambat e thyera.
Kjo ka bërë që në vendin e ngjarjes së bashku me policinë dhe inspektorët, të dal edhe kryetari i komunës Sokol Haliti.
Kryetari Sokol Haliti, është shprehur se komuna e Vitisë do ta ndërmarrë gjitha masat që të mos lejojë të ndodhin mbindërtime pa leje, kudo qofshin ato.
Drejtori i Inspekcionit, Skender Ahmeti, është shprehur se kjo drejtori ka ndaluar vazhdimin e punimeve pa leje në këtë objekt dhe ka bërë me dije se punimet në mbindërtimin e këtij objekti, po zhvillohen pa marrë leje paraprake nga organet kompetente.
Poashtu, ai potencoi se për këtë rast, por edhe rastet e tjera, vazhdimisht institucionet komunale të Vitisë, kanë marrë masa ligjore duke dërguar lëndët për kundërvajtje ne Gjykatën Themelore dhe kallëzim penal në Prokurori, thuhet në komunikatën e komunës. /2LONLINE.com/