DYLON

Inspekcioni komunal i ambientit veq për “sy e faqe”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në komunën tonë të Gjilani si duket ” ekziston ” inspekcioni i mbrojtjes së ambientit, i cili do të duhej të ndërmarr hapa për mbrojte të mjedisit dhe mos hedhjen e mbeturinave vend e pa vend. Ai inspekcion ka për detyrë që të del nga zyrat e veta dhe të ndëshkoj shkelësit e ligjit të cilit hedhin mbeturina vend e pa vend e sidomos në pronat private të cilat janë bërë vend-deponi e mbeturinave të forta siç janë gurët, betoni, qeramika, dheu, etj.
Kjo po ndodh nën sytë e komunarëve dhe këta si duket po bëj ” sehir ” se kinse nuk po ndodh asgjë, fjala është për ish kampin ushtarak amerikan” MONTITH ” i cili shfrytëzoj pronat private për nevojat ushtarake, në kampin tash qëndron Forca e Sigurisë së Kosovës -FSK-ja po në madhësi më të zvogëluar.

Si pronar dhe si qytetar i komunës jam i detyruar që ta njoftoj opinionin gjilanas se çka po ndodh aty në ato prona private. Kishte qenë e udhës që inspekcioni të del në teren para se nuk është vonë, dhe të këtë pasoja për qytetarin dhe komunën.

EkoHigjiena

Urgjent të ndermirën masat e nevojshme ndëshkimore për shkelësit kësaj dukurie ose do të jemi të detyruar që në forma të ndryshme të pengohet kjo hedhje masive e mbeturinave./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.