DYLON

Inspekcioni: Gjobitet biznesi, kamionët e të cilit zhytën rrugën dhe dëmtuan trotuarin

Inspekcioni: Gjobitet biznesi, kamionët e të cilit zhytën rrugën dhe dëmtuan trotuarin
Avatar photo Redaksia

“Po vazhdojnë aktivitetet e inspektorëve komunalë, ku kanë shqiptuar gjobë për subjektin afarist, kamionët e secilës zhytën rrugën me baltë dhe dëmtuan anësoret dhe trotuarin në rrugën “Marie Shllaku””, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Inspekcionit në Gjilan.

Kjo drejtori ka bërë me dije se bazuar në ankesat e pranuara nga qytetarët, ka ndërmarrë veprime konkrete duke shqiptuar gjobë ndaj një subjekti afaristë, pasi që komionët e saj kanë ndotur rrugët përmes bartjes së baltës dhe kanë dëmtuar anësoret e trotuarin.

EkoHigjiena

“Ftojmë të gjithë shoferët dhe operatorët që të respektojnë detyrimet ligjore dhe të tregojnë kujdes të shtuar në ruajtjen e mjedisit dhe pastërtisë publike. Rrugët dhe hapësirat publike janë pasuri e përbashkët dhe mirëmbajtja e tyre është përgjegjësi e secilit prej nesh”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Inspekcionit të Komunës së Gjilanit.

Kjo drejtori bënë të ditur se inspektorët janë në terren dhe do të vazhdojnë me gjoba ndaj të gjithë atyre që ndotin mjedisin.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.