DYLON

Inskenojnë grabitjen, tre të dyshuarit përfundojnë në pranga

Inskenojnë grabitjen, tre të dyshuarit përfundojnë në pranga
Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Livoç të  Epërm të Gjilanit  janë arrestuar tre të dyshuar për një grabitje që, sipas policisë, doli të jetë e inskenuar.

Në raportin e policisë thuhet se njëri prej të dyshuarve derisa ka qenë duke punuar në një kompani, dy të dyshuarit tjerë ia kanë grabitur një shumë parash prej 1376€.

EkoHigjiena

Gjatë intervistimit është vërtetuar se rasti është inskenuar në bashkëveprim mes të dyshuarve

Raporti i policisë:

GRABITJE

Livoq i Epërm, Gjilan 25.01.2022-21:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që njëri prej tyre derisa ka qenë duke punuar në një kompani, dy të dyshuarit tjerë i kanë grabitur një shumë parash prej 1376€. Gjatë intervistimit është vërtetuar se rasti është inskenuar në bashkëveprim mes të dyshuarve. Me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje.