DYLON

Inpektorët e Gjilanit 24 orë në inspektim të keqpërorueve eventual të ujit!

Inpektorët e Gjilanit 24 orë në inspektim të keqpërorueve eventual të ujit!
Avatar photo Redaksia

Inspektorët e Komunës së Gjilanit po vazhdojnë inspektimet në qytet e fshatra për të parë zbatimin e vendimit të kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, lidhur me kufizimin e përdorimit të ujit të pijshëm.

Inspektorët e Komunës po përkrahen nga ekipet e Kompanisë Regjionale të Ujit “Hidromorava” dhe nga Policia e Kosovës.

Ndërkohë, drejtori i KRU Hidromorava, Muhamet Suliqi, ka njoftuar se prej 21 qershorit nga ora 21:00 deri në ora 6:00 të mengjesit, është ndërprerë prodhimi te Penda e Përlepnicës për ta ruajtur ujin shkaku i thatësisë.

EkoHigjiena

Apelohen qytetarët që t’i përmbahen vendimit të kryetarit Haziri dhe të mos e përdorin ujin e pisjhëm për ujitjen e kopshteve, oborre, sikur edhe autolarjet që e kanë të ndaluar ta përdorin, në të kundërtën, do të pasojnë gjobat prej 300 euro.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.