• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

Inkurajohen vajzat dhe gratë që të shfrytëzojnë Programin e Bursave “Gratë në Energji”

Redaksia 2LONLINE 12 Mars, 2019 2 min
 Inkurajohen vajzat dhe gratë që të shfrytëzojnë Programin e Bursave “Gratë në Energji”

Studente nga të gjitha fakultetet e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, kanë marrë pjesë në një sesion informues të organizuar nga Fonadacioni i Mileniumit në Kosovë (FMK), ku është prezantuar Programi i Bursave “Gratë në Energji”. Prezantimin e ka bërë, Violeta Krasniqi Rexha, përfaqësuese e Millennium Foundation Kosovo ne kuadër të programit për shkollim të grave në fushën e energjisë, të quajtur Women in Energy / Gratë në Energji.

Vigan Perani nga Fondacioni i Mileniumit në Kosovë tha se, programi i bursave WE / “Gratë në Energji”, është aktiviteti i parë në përpjekjen shumëdimensionale që synon krijimin e mundësive për gratë që të marrin pjesë në sektorin e energjisë përmes arsimit të avancuar, punësimit dhe sipërmarrjes. Sipas tij, ky aktivitet mbështetet nga programi Threshold i dakorduar mes Qeverisë së Kosovës dhe Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit.

Ndërsa Gresa Statovci, njoftoi se bursat do të ofrohen për të mbuluar koston e plotë të dy viteve të studimeve për gratë dhe vajzat në institucionet e akredituara akademike, me fokus të veçantë në lëndët STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë).

Kurse Mackenzie Welch përfaqësuese e Millennium Foundation nga SHBA, inkurajoi pjesëmarrjen e vajzave dhe grave që kanë diplomë të shkollës së mesme ose janë aktualisht të regjistruara në universitet për të shfrytëzuar këtë mundësi për të studiuar rreth energjisë në SHBA.

Në këtë organizim kanë marrë pjesë Prorektorja për çështje Akademike ne UKZ, Drejtues të Arsimit në Gjilan, nxënës të shkollave të mesme, si dhe pjesëmarrës të tjerë, të cilët patën interesim të ndryshme rreth Fondacionit Milleniumi i Kosovës.

 

Etiketa:aktuale Gjilan Gratë në Energji Programin e Bursave Universitetit “Kadri Zeka”
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Gjilan: Tejkalim i shpejtësisë, kundërvajtësit i merret patentë shoferi për tre muaj

19 Gusht, 2022
Gjilan

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan: Aktivitete javore të komunikacionit rrugor

19 Gusht, 2022
Policia

Policia në 24 orë: Shqiptohen 2 mijë e 26 gjoba trafiku

19 Gusht, 2022
Nacionale

Parashikimi i motit për sot e nesër

19 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Gjilan: Tejkalim i shpejtësisë, kundërvajtësit i merret patentë shoferi për tre muaj

19 Gusht, 2022

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan: Aktivitete javore të komunikacionit rrugor

19 Gusht, 2022

Policia në 24 orë: Shqiptohen 2 mijë e 26 gjoba trafiku

19 Gusht, 2022

Parashikimi i motit për sot e nesër

19 Gusht, 2022

Arijeta Rexhepi kandidon për Kryetare të Grave në Vetëvendosje, Qendra Gjilan

18 Gusht, 2022

Për Bresalcin dhe fshatrat përreth do të planifikohen investime në buxhetin e vitit 2023

18 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com