DYLON

Inkurajohen Romët e Kamenicës për regjistrim

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Qeveria e Republikës së Kosovës me qëllim të Regjistrimit të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptas (RAE) në Librat e Regjistrimit Civil, nga muaj shkurt deri ne muajin mars të vitit 2015 liron nga pagesa e shërbimeve të gjendjes civile, të gjithë ata që regjistrohen gjatë kësaj periudhe.

Për të lansuar këtë fushatë në Kamenicë, Valon Maliqi, Drejtor i Administratës së Përgjithshme bashkë me zyrtarët e kësaj drejtorie Nazmije D.Kastrati dhe Teuta Kastrati, kanë vizituar vendbanimet ku jeton komuniteti Rom. Qëllimi i vizitës ishte informimi lidhur me rëndësinë e fushatës sensibilizuese për regjistrimin e tyre.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj vizite u takuan me qytetarët të cilët jetojnë në Qytet, e më pas në Lagjjen Berivojcë (në pjesën e epërme dhe të poshtme), duke i informuar ata për të drejtat e tyre. Komuniteti i këtyre lagjeve u informua që gjatë kësaj periudhe lirohen nga pagesa e shërbimeve të gjendjes civile të gjithë ata që regjistrohen gjatë kësaj kohe(shkurt-mars, 2015)

Kjo bëhet me qëllim të promovimit të të drejtave të komunitetetve, sidomos të drejtës së regjistrimit të faktit të lindjes dhe të regjistrimit të mëvonshëm si segment rëndësishëm i të drejtave universale të njeriut.

Gjatë vizitave të bëra u identifikuan persona prej komunitetit Rom të cilët nuk janë regjistruar për shkak mungesës së dokumenteve…por pasi që u informuan për këtë fushatë nga ana e Stafit të Drejtorisë së Administratës, ditëve në vazhdim këta persona do të arrijnë të regjistrohen.

Gjatë këtyre vizitave komunitetit Rom u janë shpërnda fletpalosje dhe materjale tjera informuese për të drejtat e garantuara dhe maica me mbishkrimin REGJISTROHU…donacion i dhënë nga MAPL-ja.

Kjo fushatë po bëhet me qëllim të promovimit të të drejtave të komunitetetve, sidomos të drejtës së regjistrimit të faktit të lindjes dhe të regjistrimit të mëvonshëm si segment i rëndësishëm i të drejtave universale të njeriut dhe përmbushjes së detyrave që dalin nga Plani i Veprimit për Liberalizimin e Vizave për Republikën e Kosovës. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.