DYLON

Iniciativë e mësimdhënësve për të dhuruar gjak

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Sipas një njoftimi që ka bërë Drejtoria e SH.M.P. “Jonuz Zejnullahu” në Viti, me rastin 7 Marsit- Ditës së Mësuesit, personeli i kësaj shkolle të mesme profesionale do të organizon aksion për dhurimin vullnetar të gjakut më 07.03.2016 e hënë prej orës 11:00, në objektin e Shkollës.
“Mësimdhënësit, gjithmonë kanë dhënë mund, djersë dhe dije në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të shumta, por vullneti për ndihmë asnjëherë nuk ka munguar kështu që stafi I shkollës ka shprehur gatishmërinë edhe për dhurimin e gjakut , në mënyrë që të ndihmoj të gjithë ata që kanë nevojë dhe kështu të shpëtoj jetë”, thuhet në këtë njoftim.

Këtij aksioni, mund t’i bashkëngjitet kushdo që mund dhe shprehë vullnetin për të dhuruar gjak; mësimdhënës të shkollave tjera, përfaqësues institucionesh apo edhe qytetarë. /2L ONLINE/

EkoHigjiena

/fotoilustruese/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.