Iniciativa Qytetare e Zhegrës vazhdon aksionin ”Ushqim për skamnorët”

Iniciativa Qytetare e Zhegrës vazhdon aksionin ”Ushqim për skamnorët”

Iniciativa Qytetare e Zhegrës (IQZH), më 1 dhjetor 2019, e bëri shpërndarjen e 72-të mujore të rregullt me artikuj ushqimorë për familjet në varfëri të skajshme.

“Plot gjashtë vjet jemi munduar së bashku me gjithë ata që e ndihmuan dhe vazhdojnë ta ndihmojnë Iniciativën për t’u ofruar “një kafshatë buke” familjeve në kushte të rënda e sfida të llojllojshme për mbijetesë, të cilët, me vështirësi të mëdha mezi arrijnë t’u përballojnë”, ka thënë Mustafë Jashari, në emër të IQZH-së, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Ai ka thënë se IQZH-ja u është shumë mirënjohës të gjithëve në përkrahjeje të aksionit “Ushqim për skamnorët”, nga i cili furnizuan në mënyrë të rregullt e mujore, me artikuj ushqimor e higjenik për disa familje në kushte të vështira nga Zhegra dhe fshatrat përreth.

Në këtë vazhdë ai bëri me dije se një ndër ata që kontribuuan përgjatë këtij viti është edhe Kompania Fluidi, duke e siguruar komplet një artikull (vaj), nga Fabrika e vajit “Floil”, për vitin 2019.

Me një mirënjohje (dhe me dosjen e kompletuar të ndihmave të ofruara dhe shpërndara), është nderuar drejtori i kompanisë “Fluidi”, Fejzullah Mustafa, transmeton 2LONLINE.com.

“Përgjatë këtyre viteve, jemi munduar të jemi sa më shumë që është e mundur transparent dhe besoj se edhe jemi, ndonëse, çdonjërit mundemi t’ia prezantojmë dëshminë e kërkuar që nga 1 Janar 2014, kur edhe filloi aksioni “ushqim për familjet në varfëri të skajshme” e deri në ditët e sotshme”, ka thënë Jashari.

Sipas tij, iniciativa do vazhdojë dhe shpërndarja e radhës që do bëhet më 1 janar 2020, njëherë edhe fillimi i vitit të shtat në ndihma për familjet në varfëri të skajshme.

“ Besojmë si edhe deri më tani në përkrahjen tuaj”, ka përfunduar Jashari duke ofruar edhe një pasqyrë të hyrave dhe shpenzimeve 2014/ 2019, si element transparence, transmeton 2LONLINE.com.

KOMENTE