DYLON

Iniciativa që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik i gjenocidit në Kosovë merr përkrahje edhe nga një Kuvend Komunal

Iniciativa që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik i gjenocidit në Kosovë merr përkrahje edhe nga një Kuvend Komunal
Avatar photo Redaksia

Në mbledhjen e 30 nëntorit të vitit 2022, të Kuvendit Komunal të Ferizait, asamblistja  e PDK-së, Arbnora Salihu propozoi të futet në rend të ditës iniciativa e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e Hapur” drejtuar institucioneve të Kosovës që, lulekuqja me katër petale, të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë.

Argumentet që shtroi përpara asamblistëve të kuvendit për domosdoshmërinë e realizimit të një kërkese të tillë, bënë që kërkesa e Zonjës Arbnora Salihu të miratohet dhe në mënyrë unanime të dilet në mbështetje të simbolit kuptimplotë dhe gjithëpërfshirës të gjenocidit në Kosovë, thuhet në njoftimin e Qendrës Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur.  /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.