DYLON

Inhalim me vaj limoni

Avatar photo Redaksia

Vaji i limonit shkatërron mikroorganizmat e dëmshëm, e në bazë të aromaterapisë njihet për efektin e dobishëm në shëndetin mendor – aroma e limonit përmirëson përqendrimin dhe disponimin. Në vijim ju paraqesim recetën me vaj limoni, që lufton dhe shëron nga ftohja dhe liron hundën e bllokuar.

Përbërësit:
5 pika vaj limoni;
1 lugë kripë deti;
Ujë.

EkoHigjiena

Përgatitja:
Vendosni 7,5 dcl ujë që të vlojë dhe prisni të ftohet deri në masën kur temperatura është e përballueshme (inhalimi me avull tepër të nxehtë mund të jetë i rrezikshëm). Shtoni një lugë kripë deti dhe 5 pika vaj limoni në ujë dhe e mbuloni kokën me peshqir dhe bëni inhalim aromatik tri herë në ditë. Po ashtu kur ta bëni këtë, mos dilni nga hapësirat e ngrohta për gjysmë orë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.