DYLON

Infrastruktura sportive në Viti në qendër të vëmendjes së Komunës dhe FFK-së

Infrastruktura sportive në Viti në qendër të vëmendjes së Komunës dhe FFK-së
Avatar photo Redaksia

Sot, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti priti në takim kryetarin e Lidhjes Rajonale të Futbollit të Gjilanit, Armend Misini, kryetarin e Komisionit për Infrastrukturë Sportive në kuadër të FFK-së, Isak Rakovica, si dhe anëtarin e këtij komisioni, Haris Abdixhiku.

Gjatë takimit u diskutua rreth zhvillimit dhe përmirësimit të infrastrukturës sportive në komunën e Vitisë, me theks të veçantë në përgatitjet për sezonin 2025/26 të Ligës së Tretë – Kategoria e Seniorëve.

EkoHigjiena

Pas kërkesës së paraqitur nga Lidhja Rajonale e Futbollit pranë FFK-së, Komisioni për Infrastrukturë Sportive dhe Projektime ka vizituar sot stadiumet në Pozheran dhe Sadovinë, ku pritet të zhvillojnë ndeshjet klubet FC Anamorava 2024 dhe KF Uniteti gjatë sezonit të ardhshëm.

Komuna e Vitisë mbetet e përkushtuar në mbështetjen e sportit dhe krijimin e kushteve të përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve sportive për të rinjtë dhe komunitetin. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.