DYLON

Infrastruktura rrugore në Viti në përmirësim e sipër

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Ka filluar riasfaltimi i rrugës nga Qyteti i Vitisë, konkretisht prej stacionit të autobusëve e deri në dalje të qytetit të Vitisë.

Me këtë rast Kryetari kësaj komune, Sokol Haliti ka vizituar punimet në riasfaltimin e kësaj rruge e cila lidhë mes vete Komunën e Vitisë me atë të Kllokotit.

EkoHigjiena

Përndryshe kalimi përmes rrugës në fjalë ka qenë shumë e vështirësuar pasi që ajo ishte dëmtuar tej mase. Ndërkaq shumë qytetarë janë shprehur të kënaqur me riasfaltimin e saj.

Ndërkaq së shpejti pritën të rehabilitohen rruga që lidhë Komunat Kllokot e Viti me Gërlicën. Gjithashtu në faqën zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik është shpallur edhe njoftimi për rehabilitimin e rrugës Ferizaj-Kllokot, rrugë kjo e cila kalon edhe nëpër disa fshatra të Komunës së Vitisë. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.