DYLON

Informacioni i parë ushtarak, i ZOK të UÇK, i bërë publik në televizionin shqiptar, për Çlirimin e Gjilanit

Informacioni i parë ushtarak, i ZOK të UÇK, i bërë publik në televizionin shqiptar, për Çlirimin e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Informacioni i parë ushtarak, i ZOK të UÇK, i bërë publik në televizionin shqiptar, për Çlirimin e Gjilanit

Në nderim të përvjetorit të Çlirimit të qytetit të Gjilanit, po e shpërndaj për mjetet e informimit,  një pjesë të Informatës, e cila atëherë, u përgatit enkas për 15 Qershorin 1999, pra doli një ditë më vonë, më 16 Qershor 1999, informacion zyrtar për Radio Televizionin Shqiptar – RTSH, dhe për Radion Kosova e Lirë, lexuar nga unë Ismet Sylejmani, me pseudonimin e luftës Sokol Gashi, në cilësinë e Shefit për Informim Publik, të Zonës Operative të Karadakut, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

EkoHigjiena

Ismet Sylejmani,

Gjilan, 15 Qershor 2025!

Informatë

Ngjarje historike për Zonën operative të Karadakut!

Ushtria Çlirimtare e Kosovës e prirë nga Komandanti i Shtabit të ZOK-ut Ahmet Isufi- Rexha, hyri në qytetin e Gjilanit!

Gëzimi dhe dashuria për ardhjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në qytet janë të jashtëzakonshme!

Populli ka dalë në rrugë!

Janë mbushur sheshet përplot!

Brohoritje për Ushtrinë tonë Çlirimtare, për Komandantin Legjendar Adem Jashari e për Kryeministrin Hashim Thaçi!

Thirrjet hej dilni se kanë ardhur luftëtarët e lirisë, bashkëluftëtarët dhe vazhduesit e rrugës çlirimtare të dëshmorëve Kadri Zeka e Rexhep Mala , Nuhi Berisha dhe Zija Shemsiu, janë të fuqishme, gjëmojnë si krater vullkani!…

Sokol GASHI
Shërbimi për Informim Publik
Gjilan,16 Qershor 1999!