DYLON

Infantino i dërgon telegram presidentit Ademi, e uron FC Ballkanin për titullin e kampionit 

Infantino i dërgon telegram presidentit Ademi, e uron FC Ballkanin për titullin e kampionit 
Avatar photo Redaksia

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino përmes një telegrami drejtuar presidentit, Agim Ademi e ka uruar FC Ballkanin për kurorëzimin me titull të kampionit për edicionin 2022/23 në Albi Mall Superligën e Kosovës, njofton faqja zyrtare e FFK-së.

“Me kënaqësi të madhe e përgëzoj FC Ballkanin për kurorëzimin me titullin e kampionit për sezonin 2022/23 në Kosovë. Ky titull nuk do të mund të arrihej pa punën e palodhur, pasionin dhe përkushtimin e gjithë ekipit, andaj të gjithë në këtë klub duhet të jenë shumë krenarë. Ju lutemi dërgoni urimet e mia për të gjithë të përfshirët në këtë arritje të madhe. Në emër të gjithë komunitetit të futbollit, shfrytëzoj rastin t’ju falënderoj ju dhe Federatën tuaj për kontributin e dhënë në zhvillimin dhe prosperitetin e futbollit në Kosovë dhe në Evropë”, thuhet në urimin e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino drejtuar të parit të FFK-së, Agim Ademi, njofton faqja zyrtare e FFK-së.  /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.