DYLON

Indeksi i demokracisë, Shqipëria në vendin e 81-të

Avatar photo Redaksia

Agjencia britanike e kërkimeve dhe analizave “The Economist Intelligence Unit” ka publikuar indeksin e demokracisë për vitin 2015.

Në këtë indeks ku janë në analizë 167 shtete, Shqipëria renditet e 81-ta me vlerësimin e përgjithshëm 5.91, duke u ngjitur 7 vende krahasuar nga një vit më parë, por sërish, nga katër ndarjet e niveleve të demokracisë në: Demokraci e plotë, Demokraci me defekte, Regjime hibrid dhe Autoritarizëm mbetet ne grupin e vendeve të cilësuara si me “regjime hibrid”.

EkoHigjiena

Që në hyrje të analizës thuhet se pavarësisht se vendet ish-komuniste të Ballkanit mbeten pas, krahasuar me pjesën qendrore të Europës ne standardet e demokracisë, Shqipëria dhe Bullgaria kanë arritur disa progrese të rëndësishme, por tek ne mbetet problem lufta politike.

“Shqipëria ka bërë disa përparime në vitin 2015 në reformimin e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit, luftën kundër krimit të organizuar dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, edhe pse progresi është duke mbetur pas nga grindjet politike ndërmjet qeverisë dhe opozitës”, thuhet në raportin e “The Economist Intelligence Unit”.
Në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria lë pas vetëm Bosnjë Hercegovinën, indeksi i së cilës është 4.83. E para në rajon është Kroacia me indeksin 6.93, më pas Serbia 6.71, Maqedonia 6.02 dhe Mali i Zi i 6.01. Në këtë indeks merren në studim 5 elemente që tregojnë nivelin e demokracisë në një shtet.

Më dobët, me indeksin 4.36 nga 10, Shqipëria vlerësohet në “Funksionimin e Qeverisë”. “Kultura politike” është vlerësuar me 5. 5.56 pikë ka marrë “Pjesëmarrja në politikë”. “Procesi zgjedhor dhe pluralizmi është vlerësuar me 7 nga 10 pikët e mundshme. Më të vlerësuara në Shqipëri janë “të drejtat e njeriut” me 7.65.
Në krye të indeksit për demokracitë në botë qëndron Norvegjia, e ndjekur nga Islanda, Suedia, Zelanda e Re dhe pesëshja e parë mbyllet me Danimarkën. Të fundit renditen Siria dhe Korea e Veriut.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.