DYLON

Inauguruohet “Shtëpia e Rinisë”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Është inauguruar sot objekti i ri modern i “Shtëpisë së Rinisë” në Gjilan, i cila është realizuar me financim të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe është implementuar në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit, e cila e ka ndarë tokën. Në një ceremoni të veçantë, prerjen e shiritit e kanë bërë kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe zëbvendëskryeministri dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporit, Kujtim Shala, derisa ka marrë pjesë edhe nënkryetari Rexhep Kadriu, udhëheqësi i Njësisë për Rini, Genc Mustafa dhe përfaqësues të organizatave tjera. “Jam i nderuar që në prezencë të zëvendëkryeministrit Shala të inaugurojmë objektin e ri të “Shtëpisë së Rinisë” të qytetit të Gjilanit, i cili është njëri nga objektet kapitale me interes të organizimit të rinisë gjilanase, funksionimin e KVRL-së, Qendra Rinore si organizatë më e vjetër dhe organizatat tjera të rinisë. Sot kjo datë do të jetë e shënuar dhe ju, rinia, duhet të kujdeseni ta ruani objektin sepse është pronë e juaja, sepse i plotëson të gjitha kushtet për punë. E gëzofshim”, tha në fjalën përshëndetëse kryetari i Komunës, Lutfi Haziri. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Kulturës, Kujtim Shala, ka përgëzuar rininë gjilanase për këtë rezultat, duke shtuar se ky është njëri nga investimet e mëdha të qeverisë në Komunën e Gjilanit, por jo i fundit. “Ne do të vazhdojmë edhe sivjet me investime në fushat tjera, në sport, trashëgiminë kulturore, në institucionet e kulturës etj. Si investim, ku do të jetë shumë i rëndësishëm, sepse sic tha kryetari, nga sot e tutje do të jetë i juaji. Uroj që ta përdorni ashtu sic ju doni, në funksion të interesave tuaja, pa asnjë ngjyrim politik, por të lidhur kryesisht me preokupimet që keni ju si të rinjë. Besoj që do të jetë një qendër e rëndësishme, jo vetëm e takimit të të rinjve të Gjilanit, por edhe e punës, në dobinë tuaj dhe të qytetit të Gjilanit”, është shprehur zëvdendëskryeministri Shala. Ndryshe, realizimi i këtij objekti ka kushtuar 230 mijë euro. /2L ONLINE/

EkoHigjiena