DYLON

Inaugurohet shkolla e re në Shurdhan të Gjilanit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Pikërisht në Ditën e Shkollës, është inaguruar sot objekti i ri i shkollës fillore “Bajram Curri” në Shurdhan të Gjilanit, investim ky nga Komisioni Europian, ku kanë marrë pjesë përfaqësues nga institucionet komunale e qendrore.

Në ceremoninë e inaugurimit, në emër të kryetarit Lutfi Haziri, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Nazmi Musa, ka falënderuar Komisionin Europian për këtë mbështetjen, tha se tash e tutje cilësia e arsimit do të jetë shumë më e lartë.

EkoHigjiena

“Ju uroj këtë ditë të shenjtë të përurimit të këtij tempulli të shenjtë për fëmijët tanë. DKA ka bërë si objektivë kryesore ngritjen e cilësisë në arsim për nxënësit për të trasuar rrugën e tyre të ardhshme me profesione të ndryshme. Por, të gjitha këto nuk mund të arrihen siç duhet pa infrastrukturën e nevojshme. Tash e tutje, cilësia e arsimit në këtë shkollë do të jetë shumë më e lartë”, ka thënë Musa.

Ndërkaq, drejtori i shkollës fillore “Bajram Curri”, Qemajl Ramadani, inaugurimin e shkollës së re e ka vlerësuar si ditë historike për Karadakun e Gjilanit.

“Kjo është një ditë historike e cila do të shkruhet me shkronja të arta, jo vetëm në faqen më të re të historisë së shkollës sonë, por edhe të Karadakut”, ka thënë Ramadani.

Në fund, nxënësit e kësaj shkolle kanë shfaqur një program të pasur kulturor-artistik.

Përdnryshe, ndërtimi i objektit modern të shkollës fillore “Bajram Curri” në Shurdhan ka kushtuar mbi 400 mijë euro, ndërkaq tokën e ka ndarë Komuna e Gjilanit.​ /2L ONLINE/



Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.