DYLON
Ky projekt u inicua nga BAnZA dhe Premtim Fazliu ndërsa u financua nga organizata Humanity First

Inaugurohet këndi i leximit dhe kabineti i logopedisë në ShFMU “Sadri Misini” në Shipashnicë

Inaugurohet këndi i leximit dhe kabineti i logopedisë në ShFMU “Sadri Misini” në Shipashnicë
Avatar photo Redaksia

Në ambientet e ShFMU “Sadri Misini” në Shipashnicë të Komunës së Kamenicës, u bë inaugurimi i këndit të integruar të leximit dhe kabinetit të logopedisë, një projekt me rëndësi për zhvillimin arsimor dhe mbështetjen e nxënësve.

Ky projekt u inicua nga BAnZA dhe Premtim Fazliu ndërsa u financua nga organizata Humanity First, me qëllim krijimin e hapësirave moderne dhe funksionale për përmirësimin e shkathtësive të leximit dhe ofrimin e shërbimeve profesionale të logopedisë për nxënësit.

EkoHigjiena

Në ceremoninë e inaugurimit mori pjesë Drejtori i Arsimit, Selami Klaiqi, së bashku me stafin e kësaj drejtorie, përfaqësues te inicimit dhe te financimit te projektit. Me këtë rast, drejtori i shkollës, Ismet Lakna, bëri prerjen simbolike të shiritit, duke shënuar zyrtarisht funksionalizimin e këtyre hapësirave të reja në shërbim të nxënësve.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Selami Klaiqi, theksoi se projekte të tilla janë jetike për ngritjen e cilësisë në arsim, duke shtuar se investimet në hapësira edukative dhe mbështetëse ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin gjithëpërfshirës të nxënësve dhe në krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë.

Ai falënderoi organizatën Humanity First dhe iniciatorin e projektit për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë në përmirësimin e kushteve në institucionet arsimore. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.