DYLON

Inaugurohet fusha sportive në Bresalc, kosto 23 mijë euro

Inaugurohet fusha sportive në Bresalc, kosto 23 mijë euro
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe drejtorët komunalë, kanë inauguruar fushën sportive në shkollën “Ibrahim Uruqi”, në Bresalc, projekt ky që kap vlerën prej 23 mijë euro, ndërkaq është bashkëfinancim i Komunës dhe Klubit Rotarian “Gjilani”.

“Jam i lumtur që sot e inauguruam këtë fushë të bukur sportive dhe jam i sgurtë që drejtori dhe stafi këtu do t’i ruajnë investimet. E uroj drejtorin Ejup Uruqin, mësimdhënësit dhe nxënësit. Tash e tutje, nxënësit do të kenë mundësi më të mëdha për realizimin e aktiviteteve sportive”, ka thënë Haziri.

Haziri ka paralajmëruar edhe realizimin e projektit tjetër për këtë shkollë në bashkëpunim me bankën gjermane KfË për eficinecë të energjisë, që përfshihet sistemi i ngrohjes, izolimi i kulmit, sistemi i ventilimit dhe ndriçimi LED.

EkoHigjiena

Drejtori i shkollës “Ibrahim Uruqi”, e ka falënderuar kryetarin Haziri dhe drejtorët komunalë për realizimin e këtij projekti.

“Jo vetëm që janë gëzuar stafi e nxënësit, por janë gëzuar edhe komuniteti sepse edhe uikendeve janë këtu gjithmonë për t’i zhvilluar aktivitetet sportive. Lajm shumë i gëzueshëm është edhe zotimi i kryetarit për të filluar edhe me projektin e madh të efiçiencës së energjisë”, tha ai.

Drejtori i Arsimit, Nazim Gagica dhe drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Valbona Tahiri, thanë se ky projekt ka përfunduar në afat rekord, ndërkaq janë zotuar se edhe projekti tjetër i proklamuar do të fillojë së shpejti, pasi sipas tyre, me këtë edhe do të ngritet cilësia në arsim.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.