/2L ONLINE/ – Vetëm edhe disa orë na ndanë nga pranim-dorëzimi i detyrës së presidentit të vendit në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe të ngjarjes së pazakont (deri më tani) të “inaugurimit ceremonial” një ditë më pas në sheshin kryesor të Prishitnës.
Mbase për një president unifikues, të zgjedhur nga vota e popullit, të dashur dhe të përkushtuar ndaj qytetarëve të vendit, të pranuar nga të gjitha subjektet politike në vend do të ishte shprehje e natyrshme, mirëpo meqënse kjo nuk po vjen si shprehje e vullnetit të shumicës së qytetarëve, e paraqet të kundërtën, antipodin e vullnetit qytetar.
Inaugurimi në shesh, përveqse provokim dhe sprovë për opozitën e “bashkuar”, është një test i radhës (i fundit) për elektoratin rugovian.
Përderisa, elektorati rugovian deri me tani në forma të ndryshme ka shprehur pakënaqësinë e vet lidhur me zgjedhjen e Thaçit president, tani e ka momentin e shprehjes së pakënaqësisë përmes protestave të fuqishme në shesh me 8 Prill 2016.
Elektorati rugovian i LDK-së, si dhe ai i shpërndar i nëpër parti tjera shkaku i zhgënjimit në udhëheqjen aktuale të LDK-së, e kanë edhe një motiv shtesë për të protestuar kësaj radhe, kur dihet që ditëve të fundit, presidenti në ardhje ka paraljmëruar largimin e të vetmit simbol të mbetur të presidentit historik Ibrahim Rugova-logon apo siq ishte në përdorimin praktik “Vula e Presidentit të Kosovës” me stemën e flamurit dardan.
Presidenti në ardhje i shtetit të Kosovës Hashim Thaçi, ka paralajmëruar hapur se dëshiron të zhbëjë gjithçka rugoviane. Pasi ia doli me sukses ta pengojë që të bëhet flamur shtetëror flamuri dardan, Pas djegëjes së flamujve dardan (me urdhërat e Hashim Thaçit) nga një grup huliganësh, të vendosur nga komuna e Prishtinës në 28 nëntorin e vitit 2005, kur shoqata e quajtur e invalidëve të luftës, që realisht në krye të saj përmbledhë pikërisht fundrrinat e SHIK-ut dhe PDK-së, dhe më pas me heqjen e fotografisë së Rugovës nga Jakup Krasniqi në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës,…tani heqja e vulës së presidentit paraqet aktin e fundit të eliminimit të simboleve kombëtare nga institucionet e vendit.
Ajo, që kishte mbetur në përdorim, vula e Presidentit, duket të jetë e papërballueshme për Hashim Thaçin që të hedh firmë në një vend ku ekziston paralelisht apo mbi të vula e Ibrahim Rugovës.
Kështu, katërçipërisht dhe në mënyrën më besnike shpërfaqet karakteri i “Gjarpërit” me rastin e dhurimit të buqetës me lule, bijës së presidentit Rugova, Teuta Rugovës me rastin e zgjedhje president në parlamentin e cunguar të Kosovës (pa prezencën e opozitës), njëherit kjo e vërteton thenjën që e përdora ditë më parë në një shkrim; “Gjarpëri helmon edhe kur nuk kafshon”!
Nëse edhe tani hesht opozita, hesht shoqëria civile, heshtin elektorati rugovian me rastin e inaugurimit të një presidenti antikushtetues, njeriun e dështimeve të njëpasnjëshme, përçarësin dhe rrënuesin e vlerave kombëtare,…atëherë përveqse përballjes me moralin e dyfisht politik, do të kthehemi shumë hapa mbrapa në raport me ndryshimet pozitive në vend.
Qytetarëve të vendit do t’iu mbesin vetëm dy rrugë; heshtja përballë të keqës apo largimi nga vendi. E për fatin e keq, ka gjasa të ndodhë kjo e e dyta, e largimit masiv të popullatës shqiptare nga Kosova, dëshirë kjo dhe prapaskenë e armiqëve të Kosovës.
Mbase nuk është krejtësisht i rastësishëm deklarimi i fundit kryeministrit kukull Isa Mustafa; “Së shpejti qytetarët e Kosovës do të levizim (ikin) lirshëm drejt vendeve të BE-së…!
Sigurisht, se jami më i mirë për qytetarët e vendit do të ishte; zhvillimi ekonomik, hapja e vendeve të reja të punës, luftimi i korrupsionit, përmirësimi i sistemit shëndetësor, arsimor dhe juridik, etj,…si kushte të domosdoshme për jetë normale, e jo ikjen nga shteti i tyre.
Në inagurimin e Thaçit president, të drejtën morale të pjesmarrjes e kanë të gjithë njerëzit e dështuar, servilët dhe puthadorët e pushteteve, argatët besnik të dy figuarave më të dështuara politike në vend, tandemit fatkeq për vendin Thaçi-Mustafa.
Do të ishte e tepët të përmendja dështimet e tyre në qeverisjen e vendit, ngase janë të njohura për opinionin e gjërë publik si në Kosovë ashtu në mbarë trojet etnike dhe diasporë.
Hashim Thaçin në postin e “Presidentit” e solli LDK-ja e katapultuar nga strukturat mafioze së bashku me listën “Serbska”. Pra, nuk është president i zgjidhur por i blerë me shantazhe, kerrcnime dhe ryshfete të deputetëve të LDK-së nga ana e liderit të tyre,…këtë ë vërtetë të pamohueshme e thotë numri i votave në kuvend, nga 50 të raundit të parë në 73 të raundit e tretë të votimit!
Levizja e vogël më vetulla nga ana e Thaçit, ishte e mjaftueshme për liderin e LDK-së Isa Mustafa, që të vrapoj si i tërbuar pas deputetëve ,…që askush deri më sot nuk e di koston e atyre votave të blera nën masat e shtetrrethimit policor!
Ku janë elektorati dardan, ku është ajo LDK-ja rugoviane që po e thonë se janë duke ndjekë rrugën rugoviane, parimet dhe filozofinë e tij politike,…ku janë strukur dardanët, rugovianët, e madje anti-isistat, sepse e tërë kjo heshtje që po ndodh, s’është gjë tjetër pos pajtim dhe nënshtrim ndaj strukturave antikombëtare të instaluara LDK dhe institucionet e vendin tonë në përgjithësi. /2L ONLINE/