DYLON

IN MEMORIAM: UKSHIN ZAJMI

IN MEMORIAM: UKSHIN ZAJMI
Avatar photo Redaksia

PUBLICISTI I URTË I PELLGUT TË LUGINËS SË MORAVËS

Nga: Mehmetali Rexhepi

Një njeri i urtë, gazetar, publicist veteran, letrar Ukshin Zajmi tashmë i përket amshimit!… Lajm i rëndë për të gjithë ne që e kemi njohur, respektuar dhe çmuar… Pa dyshim ikja e “Ukëzanos”, kështu e kishte nofkën që i kishte vënë vetes, varfëroi kulturën tonë publicistike…Gjithsesi mbetëm të varfër edhe pa një njeri të mirë, njeri me artikulime të qarta në sferën e informimit; autorit të kronikave historike e shoqërore në hapësirën e Pellgut të Moravës së Gjilanit me Dardanë e Malësi të Gallapit… Uka i pandalshëm e komunikativ… Uka i veprimtarive letrare-artistike në shkollat e nivelit të mesëm në Gjilan, në Kamenicë e gjetiu…

EkoHigjiena

Uka i korrespondencave, lajmeve kulturore për “Flakën e Vëllazërimit” në Shkup para Luftës e pas Luftës Çlirimtare në Kosovë… Pa dyshim artikujt e Ukshin Zajmit për rrjedhat kulturore-artistike, për depërtimin e censuruar të kulturës shqiptare në mediet e censuruara të kohës, pasqyronin ritme jete brenda nëntekstit, në të përditshmen “Rilindja”, në RTP ku kryente detyrën e korrespondentit për hapësirën e Gjilanit e të rrethinës.

Koha e hyrjes së Ukshin Zajmit në vitet e moshës së tretë, është me interes për tu theksuar përqendrimi i tij në kërkime të terrenit, për grumbullimin e të dhënave për masakrat e serbëve ndaj shqiptarëve të Gallapit për periudhën e Luftës së Dytë Botërore. Nga këto kërkime të publicistikës historike, Ukshin Zajmi publikoi një seri shkrimesh në portalin e popullarizuar “Zemra Shqiptare”.

Gjithsesi, ai la një mori dorëshkrimesh me interes për sferën e studimeve historike dhe etnografike, shënime artefaktesh për lashtësinë e ilirë-dardanëve për studiues e specialistë të arkeologjisë… Ukshinin do ta kujtojmë si karakter të sinqertë, me ndjenjën e afrisë dhe mëtimin për shkëmbime të ndërsjella… Figura e Ukshin Zajmit rrezatonte kthjelltësi, mirësi dhe miqësi…

Qoftë i përhershëm fanari i dritës tij Iluministe!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.