DYLON

Importi i lartë nga Serbia, shqetësues!

Avatar photo Redaksia

Partia FJALA shpreh shqetësimin për shkallën e lartë të importit nga Serbia. Në një komunikatë të saj kjo parti ka bërë të ditur se në bazë të të dhënave nga grupet kryesore të importit dhe nga tregëtia e jashtme, Kosova ka importuar më së shumti nga Serbia në raport me importimin nga vendet tjera të rajonit dhe nga vendet e BE-së.

Kjo është mjaft shqetësuese për neve si Parti FJALA për faktin se më këtë po dëmtohet rëndë tregu vendor dhe produktet vendore.

EkoHigjiena

Ne si Parti FJALA pjesë kryesore të programit tonë kemi zhvillimin e tregut vendor duke fuqizuar produktet vendore në veçanti dhe ekonominë e Kosovës në përgjithësi, por ky trend me shkallë të lartë të importimit të produkteve nga Sërbia po e dëmton rëndë ekonominë kosovare dhe njëherit po ulë mundësinë për hapjen e vendeve të reja të punës.

Ne si Parti FJALA kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të zhvillojë politika makroekonomike dhe tregtare me qëllim të fuqizimit të produkteve vendore dhe bizneseve kosovare dhe zvogëlimin e importit nga Serbia.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.