DYLON

Implementimi i tatimit në toka një nga reformat më të rëndësishme për komunat e Kosovës

Implementimi i tatimit në toka një nga reformat më të rëndësishme për komunat e Kosovës
Avatar photo Redaksia

Komiteti Drejtues i Projektit Pro Tax 2 ka mbajtur sot takimin e radhës të kryesuar nga ministri i Financave Bedri Hamza. Në këtë takim pjesëmarrës ishin edhe kryetari i komunës së Podujevës Agim Veliu, përfaqësuesit e Ambasadës suedeze në Kosovë, përfaqësues të SIDAS-së, si dhe përfaqësues të komunave të tjera.

Në këtë takim pjesëmarrësit i vlerësuan lartë rezultatet e arritura të Projektit Pro Tax 2, me theks të veçantë implementimin e tatimit në toka, si një nga reformat më të rëndësishme për komunat e Kosovës.

Me këtë rast ministri Bedri Hamza duke falënderuar partnerët nga Ambasada suedeze dhe SIDA suedeze për vazhdimin e mbështetjes dhe bashkëpunimit në këtë projekt ai theksoi se Ministria e Financave i ka kushtuar vëmendje të shtuar reformës së tatimit në pronë, me fokus të veçantë në zbatimin e tatimit në tokë, për shkak të rëndësisë madhore të këtij projekti për komunat e Kosovës dhe jo vetëm. Sipas tij edhe pse është një proces teknikisht shumë sfidues, mund të them se ja kemi dalë të fillojmë implementimin e tatimit në toka.

EkoHigjiena

“Jemi në rrugë të mbarë për sa i përket plotësimit të kuadrit ligjor me aktet e nevojshme nënligjore. Para dy javësh është miratuar një akt tjetër nënligjor mjaft i rëndësishëm për procesin, Udhëzimi Administrativ për Procedurat e Ankimit. Udhëzimi ka një rëndësi themelore për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tatimpaguesve si dhe përmirësimin e mëtejmë të të dhënave në regjistrat e tatimit në pronë”, shtoi Ministri Hamza.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.