DYLON

IMMK-ja, institucion jashtëzakonisht i rëndësishëm që kujdeset për ruajtjen e trashëgimisë

Avatar photo Redaksia

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka vizituar Institutin për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës, ku është takuar me drejtorin e këtij institucioni, Alban Bakia, dhe anëtarët e Këshillit Drejtues, me të cilët bisedoi për programin e këtij institucioni për këtë vit, por edhe për rolin dhe rëndësinë që ka ky institucion në ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Kosovës.
Drejtuesit e këtij institucioni e informuan ministrin Shala me punët dhe programin e këtij institucioni për këtë vit, me një theks të veçantë me punët që po bëhen në konsolidimin e mëtejmë të tij, në funksion të shtimit të kapaciteteve për të ruajtur trashëgiminë kulturore të Kosovës.

Ministri Shala drejtuesve të këtij institucioni iu premtoi mbështetje, dhe u shpreh se IMMK-ja është institucion jashtëzakonisht i rëndësishëm, i cili kujdeset për ruajtjen e trashëgimisë së Kosovës.

EkoHigjiena

Ndërmjet ministrit Shala dhe drejtuesve të këtij institucioni u bisedua edhe rreth rëndësisë që ka gjetja e mekanizmave për ruajtjen trashëgimisë kulturore e Kosovës, ndaj kërkohet vetëdijesim dhe bashkëpunim i ngushtë i gjithë faktorëve për ruajtjen e saj, sepse ajo përbën vlerë të jashtëzakonshme për Kosovën dhe është identiteti i saj historik.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.