DYLON

Imet Rrahmani po bënë borde partiake, në vend të funksionalizimit të odave të profesionistëve shëdnetësorë

Avatar photo Redaksia

Komiteti për Shëndetësi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! organizoi konferencë për medie në lidhje me keqpërdorimet e ministrit të shëndetësisë z. Imet Rrahmani në shkarkimin e bordeve të kësaj ministrie dhe uzurpimin e tyre me militantë partiakë dhe familjarë.

Anëtari i Komitetit të VETËVENDOSJE!-s për shëndetësi, z. Jusuf Ulaj, tha se “duke e ditur rëndësinë e këtyre bordebve, ministri është dashur që të kërkojë së paku një takim me anëtarët e këtyre bordeve, gjë të cilën ai nuk e ka bërë asnjëherë prej marrjes së mandatit si ministër.” Ministri Rrahmani, theksoi më tutje Dr. Ulaj, në vend që të mirret me probleme shumë serioze që i ka sistemi ynë i shëndetësisë, siç është furnizimi me material harxhues dhe barna esenciale, apo funksionalizimi i disa shërbimeve nëpër spitale regjionale (p.sh. e kemi spitalin e Mitrovicës pa asnjë kirurg, apo spitalin e Vushtrrisë ku nuk ka specialistë të shumë fushave), apo të mirret me implementimin dhe funksionalizimin e Sistemit Informativ Shëndetësor i cili është bazë për ndërmarrjen e hapit tjetër që është sistemi i sigurimeve shëndetësore… pra në vend që të mirret me këto, ky ministër shkel ligjin dhe merret me formimin e bordeve të reja pa shkarkimin e atyre paraprake.

EkoHigjiena

Megjithëse arsyetimi zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë për ndërrimin e kundërligjshëm të bordeve është “dinamizimi i punëve në këto borde”, e vërteta është se arsyet kryesore për ndërrimet e tilla janë krijimi i favoreve për njerëz të preferuar të kabinetit të ministrit dhe shtrirja e ndikimit të ministrit në këto borde në mënyrë që t’ia mundësojë vetes keqpërdorimin e tyre.

Në konferencë foli edhe anëtari tjetër i Komitetit për Shëndetësi në VETËVENDOSJE!, z. Mirsad Shkreta, i cili ndër të tjera foli edhe se si kompetencat e bordeve profesionale, sipas ligjit, tashmë do të duhej të ishin bartur tek odat e profesionistëve shëndetësorë. “Në vend që ministri, siç edhe detyrohet nga neni 59 i ligjit për odat e profesionistëve shëndetësorë, të jetë në procedura tranzitore të bartjes së kompetencave nga bordet tek odat profesionale shëndetësore, dhe në këtë mënyrë çështjet që i trajtojnë bordet do të trajtoheshin nga personat kompetentë dhe profesionistë, ai po shkarkon bordet e kaluara që sipas ligjit kanë mandat edhe 1 vjet, për të emëruar militantë partiakë dhe të afërm familjarë në këto borde”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.