DYLON

Imami premton mbështetje në Kuvend për Zyrën për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Zgjedhja e Gentiana Shabanit për Koordinatore të zyrës për Preshevë, Medvegjë, Bujanoc në Komunën e Gjilanit, po mirëpritet jo vetëm nga strukturat dhe anëtarësia e subjektit tonë politik, por edhe nga shtresa të ndryshme të shoqërisë, nga intelektualë e personalitete të çmuara të komunës, pavarësisht përkatësisë politike-partiake, thuhet në një njoftim të Lëvizjes Qytetare Vatra.

Ndër vizitat e shumta që ka pas këto ditë në Zyrën për Preshevë, Bujanoc e Medvegje, për t’i uruar dhe ofruar përkrahje koordinatores të porsazgjedhur Gentiana Shabani është edhe ajo e Renan Imamit- anëtar i Kuvendit Komunal të gjilanit, nga komuniteti turk.

EkoHigjiena

Gjatë këtij takimi koordinatorja Shabani falënderoi Imamin për përkrahjen e tij konstante që i ka dhënë Zyrës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, përderisa Imami uroi zgjedhjen e Gentiana Shabanit për koordinatore dhe ofroi përkrahje për pikat që duhet ngritur në Kuvendin e Gjilanit nga ajo. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.