DYLON

Imami Hajrullah Aliu dyshohet për terrorizëm

Avatar photo Redaksia

Hoxhë Hajrullah Aliu, imam në xhaminë e fshatit Verbicë të Gjilanit, sot nuk ishte për të falur namazin e xhumasë. Ai u zëvendësua nga një hoxhë tjetër, sepse Aliu u arrestua nga njësiti kundër terrorizmit i Policisë së Kosovës.

Bashkë me imamin, RTK ka kuptuar se janë arrestuar edhe Dardan Keqeli (23 vjeç) e Kastriot Halimi (22)

EkoHigjiena

Policia thotë se të gjithë janë të dyshuar për një vepra penale që lidhen me terrorizmin.

Këto arrestime janë kryer një javë nga dita kur 17-vjeçari Lirim Robelli nga i njëjti fshat, u arrestua derisa po tentonte të shkonte drejt Sirisë për të luftuar krah ISIS-it.

Azemine Robelli, nëna e adoleshentit të arrestuar, deklaron se djali i saj nuk kishte marrë para e nuk ishte ndihmuar që të marrë këtë rrugë. Për krejt çfarë i ka ndodhur të birit, ajo hedh dyshime mbi hoxhën Hajrullah Aliu.

Takimin e 17-vjeçarit me imamin e fshatit e konfirmon edhe kryetari i fshatit.

“Ditën kritike kur Lirimi është largu nga fshati dhe e ka marrë atë rrugë, paraprakisht është taku në xhami me imamin”, ka theksuar Shefik Surdulli, kryetar i fshatit Verbicë.

Ndërkohë, në Këshillin Bashkësisë Islame në Gjilan deklarojnë se nuk bëhen organizime terroriste në xhamitë e tyre, por nuk garantojnë asgjë për veprimet e imamëve.

Gjilani është njëri nga rajonet në të cilin janë kryer më së shumti arrestime për dyshime të tilla.

/fotoilustirm/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.