DYLON

IMADNJ ndihmonë me karroca personat me aftësi të kufizuara në Prishtinë e Viti

IMADNJ ndihmonë me karroca personat me aftësi të kufizuara në Prishtinë e Viti
Avatar photo Redaksia

IMADNJ ka realizuar së fundmi projektin “Për një KARROCË” duke ndihmuar me disa karroca personat me aftësi të kufizuara në Prishtinë e Viti.

Si vazhdimësi e projekteve paraprake që implementonin për komunitetin (PAK) në nivel të Kosovës dhe përfituesit e drejtëpërdrejtë ishin Personat me Aftësi të Kufizuar, Instituti për Mirëadministrim dhe të Drejtat e Njeriut (IMADNJ) edhe projektin e rradhës ia dedikoi këtij komuniteti.

“Për një Karrocë”, projekt ky i ideuar, punuar e i finalizuar nga Instituti për Mirëadministrim dhe të Drejtat e njeriut, nga i cili përfituan 9 qytetarë në nevojë nga një rrotë karrocë (mulifunksionale) nga Komuna e Vitisë dhe e Prishtinës.

EkoHigjiena

Inciativëmarrësja e Projekti ”Për një KARROCË” Znj. Albulena Selmani, gjatë eventit të shpërndarjes së karrocave, ka falënderuar partnerët në këtë projekti, kompaninë “Hib Petrol” 5 karroca, i cili ka mbuluar pjesën më të madhe të projektit, kompania “VILVER ELEVATEURS-Geneve”, me pronar Halil Rrahmani 3 karroca, furra e bukës “Saranda 2″ dhe “Mediteran Group“, duke u deklaruar se pa përkrahjen dhe besimin e partënerëve objektiivat këtijë projekti nuk do të ishin arritur dhe se kjo iniciativë nuk do të ishte finalizuar.

Ky projekt është mirëpritur nga komunat Viti e Prishtinë dhe nga komuniteti PAK, të cilët janë përkrahur me karroca duke ndihmuar në këtë mënyrë për një jetë më të mirë.

BURIMI: PlusTv

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.