DYLON

“ILUZIONISTËT E SPECIALES”, margaritari i radhës i autorit Florim Zeqa

“ILUZIONISTËT E SPECIALES”, margaritari i radhës i autorit Florim Zeqa
Avatar photo Redaksia

Këto ditë doli nga shtypi libri “ILUZIONISTËT E SPECIALES”, i autorit Florim Zeqa, i cili është vazhdimësi e dy librave publicistik “NJOHJA E VONUAR” dhe “THIRRJE NGA SHPIRTI”.

Libri “ILUZIONISTËT E SPECIALES” është përzgjedhje e shkrimeve të botuara në gazetën “KOSOVA SOT”, filluar nga data 17.05.2015 deri me 11.07.2018.

Libri “ILUZIONISTËT E SPECIALES” është botim ekskluziv i gazetës KOSOVA SOT në 20 vjetorin e themelimit. Ky libër është një përzgjedhje prej 100 shkrimeve të botuara në gazetën KOSOVA SOT, i ka 448 faqe, me lidhje të fortë dhe përgatitje të lartë teknike.

EkoHigjiena

Florim Zeqa u lind me 30 gusht të vitit 1963 në Bokshiq të Klinës. Shkollën fillore e kreu në Grabanicë, të mesmen në Klinë, ndërsa studimet në fakultetin Xehëtaro-Metalurgjik në Mitrovicë.

Florim Zeqa me shkrime gazetareske dhe publicistikë ka filluar në gjysmën e parë të vitit 2010. Deri më tani i ka të botuara mbi 650 shkrime autoriale dhe rreth 1000 prononcime në të përditshmet tona.

Autori Florim Zeqa ka bashkëpunim të ngushtë me shumë gazeta të shkruara dhe elektronike si; SOT News, Gazeta e Re, Bota sot, Bota press, Kosova info, VOAL-Zeri i shqiptarëve, International Web post, Revista Drini, ALBwebTV, Zemra Shqiptare, Rugova press, 2LOnline, 04 Online, Fjala e Lirë, Filolet, Dritarja Online, Fokusi, Lidhja e Prizrenit, Portalb, Monitor, Presheva Jonë, Portalionline, Tetova sot e shumë të tjera gjithandej trojeve etnike dhe në Diasporë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.