DYLON

Ilmi Mustafa: Mërgata është e interesuar për të investuar në Kosovë

Ilmi Mustafa: Mërgata është e interesuar për të investuar në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Afaristi dhe humanisti nga Gjermania, njëkohësisht anëtar i kryesisë së AAK-së në Gjilan, Ilmi Mustafa ka bërë me dije se bashkë me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, kryetarin e Aleancës për Gjermani, Ukë Blakaj dhe shumë afaristë e njerëz tjerë të suksesshëm në Gjermani, morën pjesë në konferencën e organizuar nga organizatat shqiptare, ku u trajtua tema e investimeve në Kosovë.

Ai ka thënë se ishte nder për të pranishmit dhe nder për Kosovën që e kishin prezent edhe zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.

EkoHigjiena

“Mërgata është e interesuar për të investuar në Kosovë, sepse sado vite që kanë kaluar ata në shtete të ndryshme të botës, veçmas në Gjermani, nuk e harrojmë vendlindjen tonë, Atdheun tonë për të cilin asnjëherë nuk kemi rreshtuar së kontribuari”, ka thënë Mustafa i AAK-së.

Ai u shpreh mirënjohës për kryeministrin Haradinaj i cili gjithherë ishte krah diasporës dhe në mbështetje të tyre sa herë që ka qenë nevoja.

“Mbetemi të vendosur ta bëjmë Kosovën ashtu siç e kanë ëndërruar breza të tërë”, ka thënë Ilmi Mustafa  iAAK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.