DYLON

Ilmi Mustafa: Kosova nuk guxon të humbas vëmendjen ndaj Luginës

Ilmi Mustafa: Kosova nuk guxon të humbas vëmendjen ndaj Luginës
Avatar photo Redaksia

Afaristi dhe humanisti nga Gjermania, njëkohësisht anëtar i kryesisë së AAK-së në Gjilan, Ilmi Mustafa ka bërë me dije se bashkë me kryetarin e Aleancës në Gjilan, Nazim Gagica dhe me bashkëpunëtorë nga Lugina e Kosova, vizituan Komunën e Bujanocit.

Aty u mirëpriten nga nënkryetari i Komunës, Shqiprim Musliu i cili i njoftoi me situatën politike dhe të shqiptarëve në Luginë.

EkoHigjiena

“E kuptojmë thellësisht gjendjen aspak të mirë si atë politike ashtu edhe ekonomike me të cilën përballet Lugina tani e 24 vite pas luftës në Kosovë”, ka thënë Mustafa.

Ai tha se do të angazhohen që ta thellojnë bashkëpunimin qoftë në sferën ekonomike, ashtu edhe në atë politike, arsimore, kulturore etj.

“Kosova nuk guxon të humbas vëmendjen ndaj Luginës, ndërsa ne që jetojmë e veprojmë në diasporë, do të bëjmë përpjekje ta ndihmojmë Luginën kurdo që na ipet mundësia dhe hapësira”, ka thënë Ilmi Mustafa.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.