DYLON

Iliriana Uruqi: Do të jem zëri i mësuesve, prindërve, nxënësve dhe çdo qytetari që beson në transparencë, barazi dhe drejtësi

Iliriana Uruqi: Do të jem zëri i mësuesve, prindërve, nxënësve dhe çdo qytetari që beson në transparencë, barazi dhe drejtësi
Avatar photo Redaksia

/Iliriana Uruqi Kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për Asamble Komunale/

Iliriana Uruqi (Nr. 36 në listën e Lëvizjes Vetëvendosje) ka përfunduar Fakultetin e Filologjisë, dega Gjuhë Shqipe, si dhe studimet Master Shkencor në të njëjtën fushë, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Me mbi 12 vite përvojë pune në arsimin e mesëm të ulët, ajo ka dhënë kontribut të vazhdueshëm në edukimin dhe formimin e brezave të rinj. Aktualisht, punon si mësimdhënëse në shkollën “Musa Zajmi” në Gjilan.

Përtej profesionit si profesoreshë, Iliriana është një aktiviste e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo ka zgjedhur të kandidojë për Asamblenë Komunale të Gjilanit me numrin 36, në mbështetje të vizionit dhe punës së kryetarit Alban Hyseni, sepse beson fuqishëm se ndryshimi i madh fillon nga niveli lokal dhe se zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet në çdo vendimmarrje.

E njohur për përkushtimin dhe ndershmërinë e saj, Iliriana vjen nga rruga e arsimit – duke i njohur nga afër sfidat e fëmijëve, prindërve dhe mësimdhënësve. Për të, arsimi është themeli i një shoqërie të shëndoshë dhe prioriteti që hap rrugë zhvillimit të drejtë për gjithë qytetin.

Si përfaqësuese në Asamble Komunale, Iliriana Uruqi angazhohet të jetë zëri i mësuesve, prindërve, nxënësve dhe çdo qytetari që beson në transparencë, barazi dhe drejtësi. Me vizionin dhe përvojën e saj, ajo synon një Gjilan më të zhvilluar, më të barabartë dhe me arsim cilësor – krah për krah me vizionin e Alban Hysenit, sepse e ardhmja ndërtohet sot.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.