DYLON

Ilir Vokshi ushtrues i detyrës së drejtorit të Gjimnazit “Zenel Hajdini”

Ilir Vokshi ushtrues i detyrës së drejtorit të Gjimnazit “Zenel Hajdini”
Avatar photo Redaksia

“Sot kam pranuar me nder dhe përgjegjësi detyrën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Gjimnazit “Zenel Hajdini” në Gjilan, ka bërë me dije, Ilir Vokshi.

Ai tha se besimin e dhënë e konsideron një obligim të rëndësishëm profesional dhe institucional për të udhëhequr me përkushtim, transparencë dhe vizion, në funksion të avancimit të rezultateve, rritjes së cilësisë në arsim dhe forcimit të mëtejmë të vlerave të përbashkëta të kësaj shkolle.

EkoHigjiena

“I shpreh mirënjohje drejtorit të deritanishëm Jeton Rexhepit për kontributin dhe përkushtimin në zhvillimin e gjimnazit, si dhe falënderoj stafin e shkollës, nxënësit dhe prindërit për mbështetjen e vazhdueshme. Përmes bashkëpunimit, përgjegjësisë së përbashkët dhe angazhimit profesional, do të punojmë që Gjimnazi “Zenel Hajdini” të vazhdojë të jetë shembull i disiplinës cilësisë, dhe suksesit”, ka thënë Vokshi.  /2LONLINE/