Ilir Poroshtica tërhiqet nga gara për kryetar komune
Ilir Poroshtica, i cili në zgjedhjet e tetorit, si kandidat i Partisë GUXO, synonte postin e Kryetarit të Komunës së Gjilanit, është tërhequr nga kjo garë.
“Pas shumë reflektimesh dhe përgjegjësie qytetare, për arsye personale, tërhiqem nga kandidatura për Kryetar të Komunës së Gjilanit. Falënderoj çdo qytetar që më mbështeti. Si pjesëmarrja në garë, si heqja dorë, janë akt i vetëpërcaktimit”, ka thënë Ilir Poroshtica.
Ai tha se pavarësisht largimit të shpejtë nga gara, dorëheqjes nga anëtarësia dhe çdo pozicion partiak, do të vazhdon të kontribuon në shoqëri, siç ka bërë vazhdimisht.
“Me shumë keqardhje për votuesit”, përfundon sqarimin e tërheqjes nga gara, Ilir Poroshtica. /2LONLINE/
