DYLON

Ilir Poroshtica do të jetë kandidat për Kryetar të Gjilanit nga Partia GUXO

Ilir Poroshtica do të jetë kandidat për Kryetar të Gjilanit nga Partia GUXO
Avatar photo Redaksia

Gjilanit i shtohet edhe një kandidaturë në garën për Kryetar të Komunës së Gjilanit, në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor.

Arkitekti gjilanas, Ilir Poroshtica do të jetë kandidat për Kryetar të Gjilanit nga Partia GUXO.

EkoHigjiena

Ja deklarata e tij, pas bërjes publike të lajmit për kandidaturën e tij.

Të dashur bashkëqytetarë të Gjilanit,

Me gjithë zemër ju falënderoj për besimin dhe mbështetjen tuaj!

Përkrahja juaj, edhe pa nisur ende ky udhëtim, ka një peshë të madhe për mua.

Si biri i këtij qyteti, vlerësoj dhe do të çmoj gjithmonë mundin e çdo kryetari të mëparshëm që ka ndërtuar gurë themel për qytetin tonë. Po ashtu, falënderoj çdo mësues, doktor, zyrtar, bujk, punëtor, aktivist, polic, ushtar dhe çdo gjilanas, ju jeni ata që e mbajnë gjallë shpirtin e këtij vendi!

Unë jam dëshmia se me punë e përkushtim ndodh ndryshimi. Si dikush që ka përjetuar rrugët e mbijetesës, sot ju kërkoj të jemi bashkëudhëtarë në rrugën drejt zhvillimit. Nuk ju premtoj përgjigje për gjithçka por bashkë i zgjidhim të gjitha.

Nuk dua t’ju bind, dua t’ju dëgjoj!

Mirëbesimi juaj është përgjegjësi, frymëzim dhe forcë për të punuar edhe më shumë për një Gjilan më të drejtë dhe më të ndershëm.

Bashkë për një Gjilan që ecën përpara! /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.