DYLON

Ilir Meta vjen në Kosovë për të ndërmjetësuar në zgjidhjen e krizës

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, së bashku me dy personalitete të shquara publike, këto ditë do të vijë në Kosovë në cilësinë e ndërmjetësuesit në mes të pozitës dhe opozitës. Në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për tejkalimin e krizës politike. Meta do të takohet me liderin e PDK-së, Hashim Thaçin, zëvendësin e tij, Kadri Veselin, si deh me liderët e tri partive opozitare, atë të Vetëvendosjes, Visar Ymerin, të AAK-së, Ramush Haradinajn dhe liderin e Nismës për Kosovën, Fatmir Limajn.

Në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për tejkalimin e krizës politike në mes të pozitës dhe opozitës në Kosovë, këto ditë do të vijë Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.

EkoHigjiena

Gazeta “Epoka e re” ka mësuar të mërkurën se kryeparlamentari Meta do të jetë i shoqëruar nga dy personalitete të shquara publike, njëri prej tyre akademik.

“Ditët në vijim, brenda kësaj jave, në Prishtinë pritet të vijë kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, i shoqëruar me dy personalitete publike shqiptare, njëri prej tyre akademik, në cilësinë e ndërmjetësuesve mes pozitës dhe opozitës”, ka thënë burimi i gazetës në kushte anonimiteti.

Po i njëjti burim ka treguar se kryeparlamentari Meta dhe shoqëruesit e tij do të takohen me lidershipin e PDK-së, AAK-së, VV-së dhe Nisma-s.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.